Dortmund fitoi thellë dje në kampionat duke mposhtur 5-0 skuadrën e Koln-it por ky trepikësh mund t’ju hiqet verdhezinjve dhe për këtë fajtor është “VAR”. Teknologjia e cila u fut si risi këtë sezon në “Bundesligë” parashikonte të minimizonte rastet e dyshimta që mund të vendosnin ndeshjen, por në këtë sfidë ka bërë krejtësisht të kundërtën.

Në përfundim të pjesës së parë pas një kontakti në zonë portieri i Koln-it humb kontrollin e topit dhe arbitri akordon faull. Ndërkohë që lojtari i Dortmund, Sokratis Papastathopoulos, shënon në kohën që loja ishte e ndaluar.
1505736216dortmund-470x282
Në lojë hyn “VAR” që e cilëson rastin si të rregullt duke bërë që gjyqtari i takimit t’a cilësojë gol të rregullt. Këtu qëndron edhe gabimi pasi nuk mund të akordohet gol në në rastin kur loja është e ndalur.

Në një deklaratë për mediat gjermane, drejtori sportiv i Koln-it njoftoi se klubi do të kërkonte përsëritjen e ndeshjes.

“Ka dy gjëra që nuk shkojnë. E para, loja ishte ndaluar dhe nuk mund të akordohet një gol që u realizua kur loja ishte e ndaluar nga arbitri. E dyta, protokolli nuk parashikon që VAR-i të ndërhyjë për faullet në sulm.”

(e.k/NalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: