Vena varikoze është një gjendje e karakterizuar nga zgjerimi, fryrja, zgjatja, dhe / ose shtrembërimi dhe kërrysja e venave.
Simptomat
Në fazat fillestare të venave varikoze, venat e prekura bëhen më të tensionuara dhe të ngurta. Kjo dallohet nga të prekurit, por nuk mund të shihet. Me avancimin e kushtit, venat bëhen më të zgjeruara dhe të shtrembëruara, duke u paraqitur si kaltëroshe dhe vende të errëta të ngritura mbi pjesën tjetër të lëkurës përreth.
Simptoma të tjera, të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me madhësinë apo shkallën e venave me variçe, mund të përfshijnë dhimbje në zonën përreth, lodhje këmbësh, kruajtje, djegie, ose nxehtësi që duket sikur çlirohet nga ngritja e këmbëve apo kur vesh çorape që ngjeshin këmbët. Vendet më të shpeshta të venave me variçe janë kryesisht këmbët poshtë gjurit, pulpat e këmbëve, dhe gjatë gjithë pjesës së pasme të këmbëve të poshtme dhe të sipërme, shkruan revista, Mjekesia Bimore Arabe.
Llojet
Përveç variçeve që ndodhin në këmbë, lloje të tjera të variçeve janë Varicocelet (venat me variçe në herdhe apo testikujt e mashkullit), hemorroidet (venat me variçe në anusit), dhe varicet esophageale (venat me variçe në ezofag).
Shkaqet
Shkaqet kryesore të variçeve janë mangësitë ushqyese, mënyra e jetesës me qëndrim ulur, obeziteti, pirja e duhanit, qëndrimi në këmbë rregullisht për periudha të zgjatura në kohë, shtatzania dhe ndryshimet hormonale në shtatzëni apo menopauz.

TRAJTIMET NATYRALE TË VARIÇEVE

Ushqimi
Hani një dietë organike, me ushqime të plota me theksim te frutat e freskëta, perimet, dhe drithërat, si dhe shumë ujë të pastër e të filtruar.
Ushqimet e mëposhtme janë të një rëndësie të veçantë: manaferrat e freskëta organike dhe qershitë, frutat, agrumet organike, hikërror, mel, hudhrat, dhe qepët. Gjithashtu hani shumë peshk dhe minimizoni konsumimin e mishit të kuq.
Përveç kësaj, shmangni yndyrnat e dëmshme, karbohidratet e rafinuara, sheqerin, kripën, alkoolin, ushqimet e skuqura, uhqimet e përpunuara dhe të rafinuara, qumështin dhe prodhimet e qumështit.
Është e rëndësishme që të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm në sistemin tuaj kështu që përpiquni t’i përmbaheni për sa më poshtë:
• Mos konsumoni asnjë ëmbëlsues artificial.
• Mos pini asnjë pije të gazuar.
• Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
• Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
Plotësuesit ushqimor – Vitaminat
Plotësuesit ushqimorë të rekomanduar përfshijnë vitaminë C me bioflavonoids, vitaminë B kompleks, vitaminë B6, vitaminë D3, vitaminë E, kalcium, acid folik, magnez, lecithin, acidet yndyrore esenciale, enzimë proteolitike (marrë nga ushqimet), dhe rutin. Merrni gjithashtu Omega 3.
Aromaterapia – Terapia aromatike me vajra esencial
Shtoni vaj selvie në ujin e vaskës.
Lavender, dëllinjë, rozmarinë, limon dhe vajra të tjerë esenciale mund të përdoren për masazhim nëpër zonat e prekura por jo direkt në venat e prekura.

Terapia lëngje
Lëngjet e shkëlqyera për variçet përfshijnë këto kombinime:
– karrota + selino + majdanoz;
– karrota + spinaq + rrepë;
– karrota + panxhar + kastravec;
– karrota + selino + spinaq;
– lëng lakërishte.

Arti i të jetuarit
Vishni çorape mbajtëse dhe ushtrohuni rregullisht. Ecja zbathur sa më shumë të jetë e mundur është gjithashtu e shkëlqyer.
Uthulla e Mollës – aplikohet drejtpërdrejtë në venat me variçe; ajo mund të zvogëlojë pamjen e tyre dhe t’i tkurrë ato.
Peroksid hidrogjeni – Duke marrë një dush me peroksid hidrogjeni të shtuar në ujë mund të jetë e dobishme.
Ekstrakti i Gështenjës së kalit (Aesculus hippocastanum) – Vjen nga një farë që është e pasur me saponine dhe flavone, për të cilat hulumtimet moderne kanë treguar se ndihmojnë mbështetjen e integritetit normal të sistemit të enëve të gjakut dhe indeve lidhës. Dëshmitë e analizave të shumta tregojnë se gështenja e kalit është efektive dhe e sigurt në përdorimin afatshkurtër.

Qepa dhe peroksid hidrogjeni – Pritni një qepë në gjysmë, derdh peroksid hidrogjeni në sipërfaqen e njërës gjysmë qepe. Fërkojeni këmbën tuaj me qepë, duke aplikuar atë butësisht në zonën e variçeve. Përvojat raportojnë se kjo ul skuqjen dhe dhimbjen. Bëjeni këtë rregullisht në mëngjes, mesditë dhe para se shkoni në krevat, deri sa dhimbjet të reduktohen dhe ngjyra e venave të zbehet në përqendrim.

Qeset me çaj bimor – Aplikoni qese çaji të njomura mbi këmbë, duke synuar zonën e irrituar. Mundësisht qese me çaj jeshil. Mbajeni mbi këmbë për një minimum prej 15 minuta deri në një orë. Mund të përdorni gjithashtu kamomil ose mendër.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: