Polonia nuk ka në plan asnjë ndryshim për reformën e kontestuar në drejtësi, pavarësisht afrimit të afatit limit që është mesnata e sotme, të vendosur nga Bashkimi Europian për të kryer këto ndryshime, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP, duke cituar një deklaratë të qeverisë.

Polonia po përballet me mundësinë e një paralajmërimi formal nga blloku për shkak të problemeve të lidhura me shtetin e së drejtës pasi Komisioni aktivizoi Nenin 7 të traktatit të BE-së në dhjetor.

Varshava tha se “Brukseli nuk duhet të paragjykojë ligjet polake, të cilat nuk janë implementuar ende plotësisht”.

“Pala polake është shprehur e gatshme të vlerësojë rezultatet e ndryshimeve që ka kryer bashkë me Komisionin e BE-së”, thuhet në këtë deklaratë.

Brukseli është i shqetësuar se partia në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) po merr shumë influencë mbi gjykatën, veçanërisht në emërimin e gjyqtarëve.

Polonia i është përgjigjur kësaj akuze se nevojiten prurje të reja pasi shumë gjyqtarë aktualë kanë qenë zyrtarë të mbetur aty që nga epoka komuniste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb