ATHINË- Arritja e një marrëveshjeje për Greqinë varet nga përputhja e qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe FMN-së për të ardhmen tonë financiare, theksoi sot ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, duke mbetur optimist për progresin e negociatave.

“Jam i sigurt se do të ketë progrese të rëndësishme, por zgjidhja varet plotësisht nga koordinimi i kreditorëve për të arritur në një propozim që do të zgjidhte krizën greke”, deklaroi ai për radion 90.2 FM. “Më shumë po i afrohemi fundit të negociatave, më shumë qëndrimi i kreditorëve ashpërsohet por objektivi është të ketë një koordinim mes tyre”, shtoi ministri grek.

Çështja e mosmarrëveshjeve mes FMN-së dhe BE-së është shfaqur disa herë që prej kohës që dy institucionet u bashkuan në vitin 2010 në një plan të asistencës financiare për Greqinë. Ajo ka qenë më e dukshme që prej planit të dytë të ndihmës në vitin 2012.

FMN, që shqetësohet për kapacitetin e Athinës për të rimbursuar kreditë, insistoi për një ristrukturim të borxhit publik grek, pjesa më e madhe e të cilit është mbajtur nga institucionet publike evropiane, një veprim që ndan edhe qeveria grekek e Aleksis Cipras. Megjithatë, pjesa më e madhe e vendeve të zonës euro e kanë hedhur postë këtë mundësi, veçanërisht Gjermania.

 

(m.k/ATA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: