TIRANE- Që pas emërimit në krye të Kuvendit të Gramoz Ruçit, në qendër të vëmendjes dhe shpesh herë ‘mollë’ sherri mes maxhorancës dhe opozitës është bërë zbatimi i rregullores. Kështu, e njëjta situatë është përsëritur edhe sot, teksa kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka marrë fjalën për një replikë me ministrin e Europës për Politikën e Jashtme, Ditmir Bushati, i bëri një vërtetje kryeparlamentarit Ruçi. Ai i kujtoi këtij të fundit se Ruçi nuk e respektoi procedurën kur i dha fjalën për më shumë se 10 minuta, duke kaluar minutazhi i përcaktuar sipas rregullores.

“Zoti kryetar, kam një vërejtje për ju miqësore. Në kushtet e nenit 47, ju e dini shumë mirë se koha e ndërhyrjes së çdo ministri nuk mund të kalojë 10 minutat dhe ju e patë se kaloi 3 minuta e gjysmë që nga konsumimi i 10 minutshit. Shpresoj që ta keni parasysh këtë gjë. Nuk ke kam argument themelor këtë gjë dhe s’dua t’i bëjë shërbim kësaj gjëje por ta keni parasysh.”, tha Vasili. Fill pas kësaj ndërhyrje, e menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ruçit, i cili i shpjegoi rregulloren e Kvuendit, ndërsa nënvizoi faktin se nuk e kishte shkelur atë.

“Lidhur me vërejtët që më bën mua, që e lash ministrin, dua të sqaroj duke të cituar me nenin që ka të bëjë me anëtarët e Këshillit të Ministrave. Neni 47/1/1 cakton se ministrat kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohor. Ministrat që marrin fjalën, ju jepet sa herë që e kërkojnë por jo më shumë se 10. Kështu që ministri Bushati flet lidhur me çështjen e rendit, ndaj nuk është shkelur rregullorja, përkundrazi është zbatuar”, pohoi Ruçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb