TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ngritur sërish problemin e fruthit në vend. Pas alarmit të dhënë dje në parlament, Vasili tërheq vëmendjen se kryeministri ende nuk reagon por edhe të mediave.

Sipas tij epidemia e fruthit ka komplikacione serioze por qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ia detyron ligji.

STATUSI I VASILIT
Epidemia e fruthit vazhdon, kryeministri s’flet, media e ka në fund….
Kryeministri ka qepur gojën dhe s’flet për epideminë e fruthit. Po mendon budallallëkun e radhës se si do dalë si triumfator nëpër podiume, kur epidemia të jetë ndalur dhe do tregojë broçkulla pa fund për suksesin e tij.
Edhe media përcjell lloj-lloj dënglash që qytetarëve nuk iu duhen hiç dhe këtë ngjarje e ka nga të fundit, se më vlerë kanë batutat e trasha të një kryeministri të trashë.
Epidemia e fruthit vazhdon, ka raste të reja, ka pasur viktima, ka komplikacione serioze dhe qeveria nuk ka ngritur akoma institucionet që ligji ja detyron për menaxhimin e tij.
Do kujtohen të gjithë vetëm kur ta shohin fruthin te dera e tyre. Atëherë po-po do bërtasin fort. Sa qesharake…por edhe tragjike…

Vasili fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb