TIRANE- Kryetari i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili duke u ndalur tek zhvillimet politike në vend, ku në fokus është zbardhja e përgjimeve mes dy trafikanteve të drogës që përmendin edhe emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri, ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili flet për ‘vdekje morale të kryeministrit’, duke e cilësuar këtë një realitet pa kthim. Mes të tjerash Vasili thekson se ‘kanë vdekur zgjedhjet e lira’. Në këtë linjë akuzash ish-kreu i LSI-së shton se frika e Ramës është pa shërim ashtu si Ledi Makbeth, që u çmend nga gjaku i krimeve në duart e saj.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri i semure nga frika e madhe.
Eshte e qarte per te gjithe qe pervec se politikisht vdekja morale e kryeministrit eshte nje realitet pa kthim, pasi:
1. Kane vdekur zgjedhjet politike te vetme, qe ai organizoi ne 25 qershor sepse i bleu droga dhe tani faktet jane sheshit.
2. Ka vdekur e gjithe demagogjia skizofrenike per pushtetin e tij gjoja te paster.
3. Ka vdekur shpresa per rilindjen dhe ka rilindur droga si nje qeverisje narkoshterore.
4. Ka vdekur e drejta e tij per te folur per shtetin se ky kryeminister nuk e perfaqson më ate dhe ka lindur me e forte se kurre e drejta morale per ta larguar pa asnje hezitim ate si kryenarkos.
Cdo lloj pallavre qe ai ben, shkruan e thote, duhet perbuzur, refuzuar e neveritur pasi ai thjesht po lufton me frikrat e pergjegjegjesite e tij shume te renda dhe nuk ka asnje merak per Shqiperine pasi dihet qe e urren ate.
Frika e tij eshte pa sherim ashtu si Ledi Makbeth, qe u cmend nga gjaku i krimeve ne duart e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: