TIRANE- Përmes një statusi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar përzgjedhjen e kandidatëve për kryeprokuror të përkohshëm. Vasili shprehet se kryeprokurori i përkohshëm është plaçkë tregu e kryeministrit. Sipas tij, kreu i Komisionit të Ligjeve thotë se 3 kandidatët do votohen menjëherë në Kuvend, ndërsa nënkryetarja e Parlamentit kërkon të mbledhë 28 firma.

Statusi i Petrit Vasilit:

Prokurori i perkohshem plaçke tregu e kryeministrit,ç’thote Manja s’thote Hysi.
Manja i ligjeve thote :kam zgjedhur mes plaçkave vetem tre prej tyre per ti votuar menjehere per prokuror te perkohshem ne parlament.
Hysi nenkryetare e parlamentit thote qe cdo plaçke prokuror duhet te mbledhe perpara 28 firma.
Njeri gozhdes tjetri patkoit, boll ta rrembejne, vetem kete hall kane,pasi kushtetuten e shnderruan ne rrecke.
Kryeministri peng i krimit dhe droges kerkon thjesht te rrembeje plaçken prokuror, qe te mbuloje inkriminimin e madh te tij dhe te qeverise se tij.
Cdo gje si kjo eshte dhune ndaj kushtetutes dhe ligjit,vdekje e reformes ne drejtesi dhe ringjallje e antishtetit dhe antiligjit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: