TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nuk i kursen sulmet për kryeministrin Edi Rama. Kështu, përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se parlamenti ka përballë greminën mendore të Ramës.

“Ministra te paafte dhe te papergjegjshem si dhe kryebashkiake gjithfaresh sillen si gangstere e provinciale ne sallat e punes se kuvendit duke dhunuar cdo element te parlamentarizmit e duke poshteruar edhe vete deputetet e maxhorances, duke i bere edhe ata pjese te ketij llumi te ideuar nga nje kryeminister i marre”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Gremina mendore e kryeministrit, imituesit bajate te tij dhe Parlamenti.
Parlamenti tashme ka perballe greminen mendore te kryeministrit ne dite te hallit.
Funksionimi minimal i parlamentit nuk ekziston me.
Banditizmi qeveritar ka rrezuar pertoke cdo normalitet ne kuvend,ka shqyer rregulloren e kuvendit dhe cmenduria ka zaptuar kuvendin.
Ministra te paafte dhe te papergjegjshem si dhe kryebashkiake gjithfaresh sillen si gangstere e provinciale ne sallat e punes se kuvendit duke dhunuar cdo element te parlamentarizmit e duke poshteruar edhe vete deputetet e maxhorances ,duke i bere edhe ata pjese te ketij llumi te ideuar nga nje kryeminister i marre.
Ligje te rendesishme, qe miratohen turperisht per pak minuta me mbledhje te njeanshme hajnash nga maxhoranca ,ky eshte turpi qe konsumohet perdite ne parlamentin e Shqiperise.
Parlamenti po perjeton ditet me te zeza,standartet me mizerabel dhe drejtimin me zero qe nuk eshte pare kurre me pare.
Histeria impotente e kryeministrit dhe majmuneve imitues te tij e ka kthyer parlamentin ne nje institucion te shplare nga identiteti kushtetues,moral e politik,ndersa kryetari i parlamentit rri e veshtron se si ai shkaterrohet pa levizur gishtin e duke u konformuar ne menyre servile deri ne dhimbje me banditizmin qeveritar antiparlament.
Parlamenti eshte pa drejtim dhe ashtu si gjithe Shqiperia ndodhet nen peshen e epidemise se idiotesise kolektive te nje qeverie te vdekur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb