TIRANE– Zëvendëskryetari i LSI-së, njëkohësisht kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili tha sot se orkestra e RTSH-së mund ta bëjë që Koncerti i Vjenës të flasë shqip.

Në një deklaratë për mediat, Vasili foli lidhur me koncertin e Filarmonisë së Vjenës në Tiranë duke pohuar se “Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH e sjellin Vjenën në Tiranë”.

Por Vasili vlerësoi se “Orkestra e RTSH është formacion muzikor dinjitoz. Danubin blu shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre”.

Gjithashtu Vasili tha se “qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve. Shqiptaret e pinë më mirë edhe rakinë me fund”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: