TIRANE – Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nga foltorja e Kuvendit akuzoi sërish Policinë e Shtetit për probleme me inkriminimin e trafikun e drogës.

Vasili tha se Rama që e konsideronte policinë një institucion më të besueshëm se vetë Zoti, tani po bën Vetting.

“Kemi pasur një polici më të besueshme se Zoti vetë, dhe tani kemi një Vetting që do vlerësojë mbi Zotin,” tha Vasili.

“Do t’i bënte mirë një trupe që ka pasur jo pak probleme të rënda me inkriminimin dhe trafikun e drogës. Kryeministri ka thënë: anketimet e organizatave, policia e shtetit institucioni më i besuar në vend. Kemi pasur një polici më të besueshme se Zoti vetë sipas Ramës, dhe tani kemi një Vetting që do vlerësojë mbi Zotin. E ka thënë vetë mo ai këtu. Përpara se të vijmë këtu e të votojmë një polici që është më e besueshme se Perëndia vetë, duhet të dimë instrumentin e vlerësimit. Nuk kalohet me një fjali që policia ka pak probleme, dhe tani i futemi Vettingut. Kësaj analize s’mund t’i shmangen dhe institucionet e BE,” tha kreu i grupit të LSI.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: