TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza në drejtim të kryeprokurores Arta Marku. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se Rama futi duart për mbylljen e çështjes së audio përgjimit ku pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj duke bërë pazare droge, ndërsa kryeprokurorja hesht dhe mbyll sytë përpara kryeministrit fajtor.

Statusi i plotë i Vasilit:
Kryeprokurorja e kapur nga Kryeministri, vetasgjesohet dhe nuk e procedon ate per gjoja ekspertizen e audiopergjimit.

Kryeprokurorja ben shejtan budallane sa here qe shkelesi i gjit eshte kryeministri.
Diten per diell, kryeministri futi duart per mbylljen e ceshtjes se audipergjimit te vellait te ministrit te brendeshem.

Kryeministri nderhyri,imponoi, manipuloi opinionin duke deklaruar se kishte kryer ai ekspertizen,se kishte marre edhe rezultatet dhe cdo gje ishte manipulim sipas tij.
Ky mashtrim shume i rende publik i kryeministrit dhe perfshirja e tij ne nje ceshtje penale te nje rendesie te jashtezakonshme jane faje penale te pakapercyeshme ndaj te cileve prokurorja heshti dhe vazhdon te heshte,duke u bere edhe ajo pjese e ketij shperdorimi kolosal te pushtetit dhe fshehjes se drejtesise.

Si mundet dhe si guxon kryeprokurorja te fshehe,te heshte dhe te mbylle syte perpara kryeministrit fajtor.

Ky faj i kryeministrit dhe perfshirja kriminale e tij ne fshehjen e se vertetes duke perdorur postin e tij,eshte i njohur gjeresisht dhe ne detaje edhe ne SHBA edhe ne te gjitha kancelerite politike europiane te nivelit me te larte,por edhe nga Sherbimet Inteligjente respektive.
Vetem kryeprokurorja hesht perpara gjithe kesaj, duke renduar se tepermi,thuajse pa kthim, poziten e saj perpara shqiptareve por edhe perpara nderkombetareve, qe kane tashme ne tavolinat e tyre kete krim shteteror.

Po ja kujtojme edhe nje here,tashme edhe me ZË DHE FIGURE se ç’tha kryeministri ne 16 maj,kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bere vete si verifikimin dhe kishte dale i pasteri:
“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi,
Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik”.
Kryeministri pra mashtroi publikisht dhe u vetefajsua per hetime e verifikime te paligjshme te tij, me qellimin e vetem mashtrimin e opinionit,deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve te tij.
Ps.Video ja ben me te lehte cdo qytetari qe te kuptoje dhunimin e ligjit nga kryeministri.
Kryeprokurorja ne se ka pas problem me leximin tani e ka me te lehte se edhe mund ta shohe edhe mund ta degjoje.

Ne se kryeprokurorja nuk e ben dhe nuk guxon te procedoje kryeministrin fajtor,
VETINGU I VERTETE I saj ,nuk do te jete ai per pasurine, por per shperdorimin e detyres dhe per mbulimin e fajeve shume te renda penale dhe publike te kryeministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: