TIRANË- Deputeti i LSI-së Petrit Vasili gjatë emisionit “Të bësh Ekonomi” të gazetares Vjollca Kongjoni teksa po diskutohej për rëndësinë e hidrocentralit të Skavicës, deklaroi se me të nuk mund të bëhet betejë politike, por se duhen dëgjuar specialistët e hidrocentraleve për t’i dhënë zgjidhjen më të mirë.

“Në fushën e energjetikes duhet të angazhohen ekspertë të nivelit evropian. Me Skavicën nuk mund të bëhet betejë politike. Të dëgjohen ata që kanë ndërtuar veprat energjetike, të jepet zgjidhja inxhinierike më e mirë”.

Vasili shtoi më tej se: “Nuk ka projekte diktatoriale apo pluraliste, projektet ose janë eficente ose nuk janë. Kemi financuar projekte më pak të rëndësishme se Skavica. I duhet dhënë një zgjidhje strategjike problemit të energjisë. Skavica është një interes kombëtar i patjetërsueshëm. Kjo nuk mund të jetë lojë bonuesesh, as unë e kam bërë më mirë apo më keq. Le të flasin specialistët, të thonë mendimet dhe idetë e tyre dhe ne do ti dëgjojmë”.

Ministri i Energjitikës, Damjan Gjiknuri tha se po kërkohen financime që Hidocentrali Skavica, të ndërtohet nga kompania shtetërore KESH. Por më herët opozita ka hedhur akuza që po tentohet që ndërtimi i këtij hidrocentrali t’i jepet në mënyrë korruptive kompanisë turke Suzer.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: