TIRANE- Kreu i grupit Parlamentare të LSI-së Petrit Vasili nuk ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Vasili tha se Rama njeh vetëm shtetin e mikut dhe jo atë të ligjit.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri i degraduar antishtet njeh vetëm MIKUN, jo ligjet.

Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla.
Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”.
Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët.
Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.
Qytetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojën e askujt.
Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetëm shtet-tepsinë private te tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, ne një kohe qe ua kane për detyrim te madh. Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç’thotë:
‘Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.’
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: