Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vasili: Thirrjet e natës të vonuara, reforma në drejtësi u kanabizua

petrit vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me reformën në drejtësi dhe thirrjes së kryeministrit Edi Rama për konsensus me opozitën sa i takon çështjes së kryeprokurorit. Në një shkrim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Vasili pohoi se thirrjet për konsensus të natës së fundit janë shumë të vonuara dhe shërbejnë vetëm si alibi e kapjes së drejtësisë.

NGA: Petrit Vasili
Kanabizohet reforma ne drejtesi.
Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.
Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.
Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe, ne Kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.
Cdo devijim nga kushtetuta rrënon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.
Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.
Ka vetem nje Kushtetute, dhe as Kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.
Shqiperia eshte republike Kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.
Po, kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet Kushtetuta eshte si ata.
(ed.me/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.