TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut nuk i ka kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Vasili theksoi se oligarkët fshehin të ardhurat dhe nuk paguajnë detyrimet tatime e taksa, duke gjetur kështu arsyen se pse sipas tij buxhetit i mungojnë 100 milionë lekë.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milion euro me pak nga plani, qe ka bere po vete ne vitin 2017.
Kushdo e kupton fare lehte qe oligarkët fshehin te ardhurat dhe nuk paguajne detyrimet tatime e taksa. Oligarkët nuk paguajne energjine elektrike me miliona euro. Oligarkët zhvasin qindra milione euro me koncesione dhurate nga kryeministri dhe po tu mungoje ndonje lek nga fitimi ja kompeson kryeministri.
Ndaj i mungojnë buxhetit 100 milion euro vetëm në 2017.
Pensionistet e varfer duhet te paguajne takse per arsimin, dy fishin e takses se sherbimit, takse ndertimore,50% me shume per ujin e pijshem te gjitha keto taksa e tarifa te shtuara pervecc atyre ekzistuese.
Thene thjesht nga ai pension i mjeruar me shume se sa nje pension mujor u iken pensionisteve per te paguar taksat e tarifat qe rriten cdo vit.
Zhvat kryeministri varferine e dhimbshme te pensionisteve deri ne piken e fundit qe ta mbushin ata arken e shtetit me mjerimin e tyre,se oligarket nuk paguajne.
Oligarket kane te drejte….. se ata paguajne dhe ngopin xhepat e kryeministrit e qeverise, ndaj pse duhet te paguajne taksat e tatimet e arkes se shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: