TIRANE-Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbajtur një minutë heshtje për nder të analistit dhe publicistit të njohur Andrea Stefani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se sot nderojmë një personalitet të fjalës së lirë.

Analisti dhe publicisti shqiptar Andrea Stefani ndërroi jetë sot në një spital në Romë, pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte diagnostikuar prej disa muajsh me kancer dhe ishte trajtuar në një nga qendrat më të njohura të Romës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe familjarëve, ai nuk mundi ta fitojë betejën me këtë sëmundje të rëndë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: