Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta në moshën 58-vjecare të analistit Andrea Stefani, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Sipas Bashës, Andrea Stefani ka dhënë një kontribut të madh në mediat shqiptare pas rënies së komunizmit, ndërsa me vdekjen e tij u shua një zë i fortë i diskutimit publik.

“Andrea Stefani është një ndër kontribuuesit e parë në mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmeve.”-thuhet në reagimin e kreut të opozitës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: