Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i shpreh ngushëllime Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për humbjen e babait.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, Luan Rama e cilësoi babain e Haradinajt hero.

“U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire babait tuaj të nderuar i dashur Ramush, babait hero që ka në themelet e Kosovës së lirë edhe gjakun e bijëve të tij, edhe sakrificat dhe heroizmin e luftës së Haradinajve të Gllogjanit, në ballë të luftës së UÇK-së.
Takimi me babain tuaj të ndjerë në kullën e Haradinajve, do të mbetet për mua një kujtim krenarie e i paharruar si madhështia e shpirtit të Hilmi Haradinajt!
Ju pastë lënë jetë që të rroni e ta kujtoni përherë vetëm për të mirë!
Me shpirt e zemër pranë jush në këto çaste dhembjeje, Luan Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb