Nuk do të ngrihen akuza penale për vdekjen e këngëtarit amerikan Prince në prill të vitit 2016, thanë prokurorët.

Këngëtari, 57 vjeç, ka vdekur nga një mbidozë aksidentale e fentanilit, një opioid shumë herë më i fuqishëm se heroina.

Prokurorët në Minesotë thanë se tableta që përmbajnë drogën janë gjetur në shtëpinë e tij, por ata nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë burimin.

Ata thanë se nuk kanë gjetur dëshmi për keqbërje të qëllimshme. Prince është gjetur pa ndjenja në shtetin e Minesotës, më 21 prill, 2016, shkruan rel. Prokurorët i publikuan gjetjet e tyre të enjten, pas një hetimi dyvjeçar të vdekjes së ikonës së popit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb