TIRANE– Një drejtues teknik i një firme private është arrestuar nga policia në Tiranë, një ditë pasi një punëtor ra nga një lartësi e një pallati në ndërtim dhe ka humbur jetën. Në pranga ka përfunduar K.P 37 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P vjeç 37, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i një firme private, pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, tek një pallat në ndërtim , ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit dhe ka gjetur vdekjen punëtori B.A, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 289 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb