SHKODER-Vdekja e punonjësit të Komunales teksa ishte në krye të detyrës, si dhe plagosja e kolegut të tij, ka shkaktuar indinjatën e disa qytetarëve.

Një grup njerëzit, përkrahur nga shoqëria civile dhe gazetarë, janë mbledhur para Bashkisë së Shkodrës, ku kanë protestuar për vdekjen e Kleotos Çelikut, ndërsa kërkojnë që ky institucion të marrë përgjegjësitë që i takon. Me pankarta në duar, ata kanë apeluar për drejtësi, ndërsa kanë ndezuar edhe qirinj.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.07.2017, në lagjen “Partizani” Shkodër, në vendin e quajtur pranë “Kolegjit Turk”, ndërsa po punonin në një kolektor të ujërave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem – Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj.Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër. Në përfundimin të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preke Toma, 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujërave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër.
20132789_319171591842017_1654977286_o

20132789_319171591842017_1654977286_o

20138205_319171581842018_416082663_o

20107157_319171585175351_159643752_o

20107192_319171571842019_1352946338_o

20132506_319171575175352_681905319_o

20132982_319171558508687_2116956717_o

20148745_319171561842020_1524247489_o

19897850_319171551842021_1608651976_o

20132663_319171555175354_686538668_o
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
– Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër
– L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse. Materialet i kaluan Prokurorisë se rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: