ITALI- Pas vdekjes tragjike të 29-vjeçarit shqiptar në Itali pas një aksidenti automobilistik, të shumtë kanë qenë miqtë e tij që kanë reaguar me mesazhe të ndjera.

Në faqen e profilit të Ergys Merhorit shihen dedikime prekëse për viktimën, ndërsa shumë prej tyre ende nuk e besojnë lajmin tragjik.

NGJARJA
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 03:00 të 15 gushtit në kryqëzimin me rrugën e ‘Shën Lucia’, në komunën e Mentana në Romë. Ergys Merhori pasi humbi kontrollin e mjetit tip “Dacia Lodgy” u përplas me murin ndarës të rrugës. Mediat italiane raportuan se i riu shqiptar humbi jetën menjëherë në vendngjarje.
9

61

5

4

21

14
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb