VLORË – Pas lajmit tronditës së një 28-vjeçare nga Vlora është ndarë nga jeta gjatë një ndërhyrje kirurgjikale për të sjellë në jetë foshnjën e saj, policia ka ardhur me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

“Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.

Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Por gjatë operacionit e reja ka pësuar infart. Fatmirësisht foshnja ka mundur të shpëtojë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb