TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në kryeqytet, ku një i ri humbi jetën në një kabinë elektrike.

Në një reagim të sajin, OSHEE thekson se i riu Rigels Patoku kishte hapur derën me forcë dhe kishte hyrë në kabinë, i shoqëruar dhe nga babai i tij. Po ashtu, OSHEE thekson se po hetohet në lidhje me ngjarjen në fjalë.

REAGIMI I OSHEE
Paraprakisht, ju njoftoj per ngjarjen e ndodhur sot ne mbremje ne rrugen “Mine Peza”, ku nje i ri, eshte futur ne kabinen elektrike, duke hapur deren me force, dhe me tej ka rene ne kontakt me rrymen elektrike, duke i sjelle humbjen e jetes. I pranishem me te ishte dhe i ati, i cili fatmiresisht ndodhet jashte rrezikut. Aktualisht brigadat e OSHEE se bashku me strukturat e hetimit jane duke punuar per analizimin e ngjarjes. Kabina ishte brenda kushteve teknike, me dyer te mbyllur. Mesohet gjithashtu, se kjo kabine ka rene pre disa here e demtimit te deres dhe OSHEE ka marre masa per riparimit. Aktualisht jemi ne pritje te procesverbalit nga ana e policise dhe strukturave te hetimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb