Ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes të së shtunës në moshën 90-vjeçare legjenda e muzikës rock and roll, Chuck Berry.

Policia ka konfirmuar se iu përgjigj një emergjence mjekësore në shtëpinë e tij në Missouri.

Por raportohet se pasi emergjenca mjekësore ka mbërritur në shtëpinë e tij, aty kanë parë vetëm një njeri i cili nuk jepte shenja jete, dhe ai ishte Chuck Berry.

Chuck lindi më 18 tetor të vitit 1926 dhe ishte këngëtar, kitarist dhe kompozitor i famshëm i muzikës rock and roll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb