Eshtë ndarë nga jeta Cellino Villuaneva Jaramillo, i cili besohet të ketë lindur më 1896. Njeriu më i vjetër në botë vdiq në spital pasi demtoi mushkërinë e tij pas rrëzimit nga shtrati

Burri nga Kili i cili besohet të jetë njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur në spital në moshën 121-vjeçare.

Cellino Villanueva Jaramillo, të cilin ‘The Guardian e takoi dhe intervistoi vitin e kaluar, ka vdekur të mërkurën në qytetin jugor të Kilit, San Jose de Mariquina.

Qindvjeçari, i lindur me 25 korrik 1896 por i cili nuk është njohur nga libri i Guines për shkak të mungesës së verifikimit zyrtar për datën e tij të lindjes, ishte rrëzuar nga shtrati javën e kaluar dhe kishte thyer tre brinjë, një nga të cilët shpoi një mushkëri.

“Jemi shumë të pikëlluar,” tha Ivonne Morales, e cila së bashku me nënën e saj Marta Ramirez e kishin adoptuar Cellinon kur ai ishte 99 vjeçar. “Ai ishte pjesë e familjes sonë, burri i shtëpisë.”

Edhe pse i nderuar nga politikanët, duke përfshirë miliarderin kilian presidentin Sebastian Pinera, si njeriu më i vjetër i vendit, Villuaneva asnjëherë nuk mori kujdes nga specialistët, e as familja e tij ndonjë mbështetje institucionale ose ndihmën nga shtëpitë për të vjetrit.

Cellino Villuaneve, një punëtor farme i cili nuk u martua asnjëherë dhe nuk kishte të afërm për të cilët dihej, do të varroset të premten në mëngjes në varrezat vendase në Mehuin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb