Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vdiq në operacion gjatë lindjes, ‘shpërthen’ daja i 28-vjeçares: Faji i doktorëve, jemi të shokuar (Video)

daja-i-28-vjecares-ne-vlore-qe-vdiq-gjate-lindjes

VLORE- “Jemi të shokuar, askush nuk po na jep përgjigje. Të vdesë vajza e re në lindje, kjo është e rëndë”. Kështu deklaroi me lotësh daja i Elda Beqos, 28-vjeçarja e cila humbi jetën sot gjatë lindjes në Vlorë.

E reja solli në jetë fëmijën e saj, ndërsa vet nuk mundi t’ja dilte operacionit, pas një infarkti. Të shokuar nga lajmi i hidhur familjarët e nënës së dy fëmijëve kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa bëjnë thirrje që të hetohet ngjarja. Mes të tjerash daja i viktimës pohon se vajza nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje.

“Ça thonë që ka vdekur dhe e kanë çuar në morg. S’po merret vesh ça ka ndodhur. As na jep njeri përgjigje. S’po merret vesh. Jemi të shokuar, faji i doktoratës. Ça po bëhet në këtë dynja, s’po merret vesh. Nuk dihet ça po ndodh. Të vdesë vajza e re në lindje, nuk po merret vesh. Ka qenë në rregull, nuk ka pasur asnjë shqetësim. E ka fëmijën e dytë këtë”, tha daja, ndërsa nuk i mbante dot lotët.

Elda Beqo

Elda Beqo humbi jetën sot pas një infarkti gjatë lindjes, bazuar tek pohimet e mjekëve të maternitetit të Vlorës.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.
Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Eshte ngjarja e dyt ne Vlore brenda 1 muaji qe ndodh e till tragjedi.po kesaj here nga pakujdesia e nje mjekeje te papergjeshme…(hyn ne spital pere tu shumuar dhe ndodh e kunderta paksohesh)ngushellime familjes me shum keqardhje

  • Ngushellime familjes zoti ju dhente force te jetoni shkofte ne xhehnet ju rritshin femijet me gjithe te mirat e me fat ne jete vogelusha sot e tutje

  • He more Kryeministri Rama kjo eshte rilindja jote?
    Kater vite ne pushtet me ministrin e “dalluar” Beqaj, pse akoma mbani ne pune doktore te paafte?
    Se mos na thua Saliu prape!
    Ah me fal harrova qe jane te afte per partite hajduto-kriminelo-tradhetare.

  • mjeket e Vlores jane super te koruptuar.nuk shikojne jeten e njerezve por i shikojn nga duart cfar do tju japin.nuk shkon dote ne spitalin e vlores pere tu vizituar sepse po nuk u dhe mjekeve lek te shikojn me inat dhe te ofendojne.Ne martenitetin e Vlores ka disa mjeke te pa pergjejshem dhe pa ndjenja njerezore.( eshte pere tu lavderuar puna e infermiereve qe ne shumicen e rasteve bejne edhe punet e mjekut.dhe mundimi i tyre nuk vleresohet sic duhet nga shteti.mjeku paguhet njemiljon lek,infermieri shkret katerqindmijlek te vjetra)

  • Po te kishte vdekur nga infarkti duke “lindur vete” e kisha besuar.

    Po kurrrrr nuk e besoj se si mund te vdes nje vajze e re pa-asnjelloj semundje nga infarkti kardiak.

    Ajo ka vdekur nga hemorogjia rrjedhje gjaku ,…normal pastaj ka pasuar infarkt kardiak nga humbja e gjakut.

    Shteti duhet te marr masa me Doktoret pa-shkolle qe po mesohen duke ven jeten ne rrezik te nenave deri ne fatalitete.

    Eshte e pa-pranueshme Doktore kasap ,. pa-kualifikim dhe pa eksperiencen e duhur ven ne rrezik jeten e nenave.

    Nena Shqiptare vetem 3000€-4000€ maksimum kushton te lindesh femin jasht vendit

    Ne Hungari edhe me 2500€ behesh operacion dhe e zgjedh dhe doktorin

    Mos rrezikoni jeten ne Shqiperi,..leket ikin dhe vin ,..jeta nuk vjen me

    Mendo per jeten tende

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.