VLORE- “Jemi të shokuar, askush nuk po na jep përgjigje. Të vdesë vajza e re në lindje, kjo është e rëndë”. Kështu deklaroi me lotësh daja i Elda Beqos, 28-vjeçarja e cila humbi jetën sot gjatë lindjes në Vlorë.

E reja solli në jetë fëmijën e saj, ndërsa vet nuk mundi t’ja dilte operacionit, pas një infarkti. Të shokuar nga lajmi i hidhur familjarët e nënës së dy fëmijëve kanë akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa bëjnë thirrje që të hetohet ngjarja. Mes të tjerash daja i viktimës pohon se vajza nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje.

“Ça thonë që ka vdekur dhe e kanë çuar në morg. S’po merret vesh ça ka ndodhur. As na jep njeri përgjigje. S’po merret vesh. Jemi të shokuar, faji i doktoratës. Ça po bëhet në këtë dynja, s’po merret vesh. Nuk dihet ça po ndodh. Të vdesë vajza e re në lindje, nuk po merret vesh. Ka qenë në rregull, nuk ka pasur asnjë shqetësim. E ka fëmijën e dytë këtë”, tha daja, ndërsa nuk i mbante dot lotët.

Elda Beqo

Elda Beqo humbi jetën sot pas një infarkti gjatë lindjes, bazuar tek pohimet e mjekëve të maternitetit të Vlorës.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 11.09.2017, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë ka humbur jetën një shtetase. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetësia E.B., 28 vjeçe, ka humbur jetën në maternitet pasi ka lindur një foshnje.
Grupi hetimor së bashku me ekspertët ligjore janë duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb