TIRANE- Erion Veliaj ka lënë pak mënjanë detyrën e tij si kryebashkiak dhe ka treguar detaje të pathëna më parë, që nga jeta e tij si student në Amerikë dhe Britani, si dhe tregoi se kush ishin miqtë e tij të afërt.

I ftuar në “Këndin e ekselencës” në ‘News24’ Veliaj tha se ai ka shumë miq, ndërsa veçoi dy emra nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku si dhe këshilltari i kryeminsitrit Edi Rama, Endri Fuga. Mes të tjerash Veliaj theksoi se pavarësisht miqësisë, atij i është dashur ndonjëherë edhe të pushojë miq nga puna, shkruan ‘BalkanWeb’.

Pjesë nga intervista
Si e kujtoni jetën studentore ?

Nëse përkufizimi i të qënit student ekselent, që të shkon në çdo orë dhe të marrësh nota të mira, është e pamjaftueshme. Unë kam udhëtuar jashtë mase. Sistemi amerikan dhe ai britanik nuk është shumë konservator. Një vit e lash shkollën në mes, pasi shkova në Peshkopi në kapet e refugjatëve, dhe më pas u ktheve në shkollë. Kur kemi qenë në universitet, stresi më i madh ishte viza, transporti i shtrenjta. Sot shumë prej tyre barrierave kanë rënë. Sot ka low cost dhe është mëkat që mos të dalësh jashtë. Nuk mëson dot kështu duke mos dalë nga ky ekosistem. Unë e kam vënë re se ne në Shqipëri e marrim veten shumë seriozisht. Shqipëria nuk është qendra e botës. Unë them se një lloj autoironie, vendosje në kontenst, ky yni është një fshat i madh, me gjithë dramën që krijon. Nuk është qendra e botës.

Zoti Veliaj, meqenëse ju keni qenë një student që jeni formuar profesionalisht jashtë, por çfarë ju ka munguar nga Shqipëria?
Ne jetojmë në një shoqëri të trollsave. Mjafton që të flasësh, të nxjerrin jashtë kontekstit. Më mirë të jesh motor në vendin tënd, sesa rondele në një vend të madh. Ti gjithmonë çdo jesh i huaj, emigrant. Në këtë sens ajo që më ka munguar se një njeri i talentuar dobinë më të madhe e ka në vend të vet. Për kë mendon pak para se të bëhet troll dhe të nis ta shajë, e pranon që është e vërtetë.

Ju keni bërë punë për të studiuar jashtë a ishte Amerika ëndrra juaj e madhe?
Endrra ime e madhe që kane të studioj dhe udhëtoj jashtë. Mbaj mend që në mësohen 10-vjeçare kam lëvizur, pasi kam humbur babain kam punuar në markat atje kishte vetëm qepujka. Askush nuk ka pse të ketë komplekse. Sepse punë ka. Kur isha në fushatë më thoshin ku që ka shitur fiq tek pazari ri do bëhet kryebashkiak.

Mese kam informacion, punonjësit më të lartë të administratës në bashki, janë miqtë e tu. A është e vërtete ajo që keni thënë; mikun mbaje afër. Miqtë e kanë kryer punën siç duhet?
Unë nuk kam ekskluzivitet me këtë shprehej. Ky është parim që ndiqet kudo në botë. Kjo filozofi është e suksesshme. Në çdo stacion të jetës kam punuar me kolegë.

Cili është miku juaj më i mirë?
Kam një grup miqsh, me Arb Mazniku dhe Endri Fugën i kam miq fëmijërie. Njerëzit nuk punojnë vetëm nga rroga, por edhe nga misioni. Ne e krijojmë këtë lloj sistemi. Më është dashur të heq nga puna dhe miq, por ‘shoqënia shoqni, puna punë’. Si kam larguar miqtë, por i kam shtuar. Kur nuk bëhet diçka në afat, kur ka një shkelje, ndonjëherë ata njerëz i mban të prangosur kur i lë në një staf ku nuk japin dot petkun.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: