Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Veliaj: Fund pluhurit dhe baltës, tërheqim muret e Shkollës së Bashkuar për të zgjeruar trotuaret (Video)

Veliaj

Dhjetë mijë banorët e zonës së “Oxhakut” në Njësinë 4 kanë një rrugë të re, me infrastrukturë nëntokësore, ndriçim dhe gjelbërim. Bashkia e Tiranës përfundoi në kohë rekord rikonstruksionin e plotë të Rr. “Imer Ndregjoni”, ose siç njihet ndryshe rruga e “Oxhakut”, që lidh Njësinë 3 me rrugën kryesore të Njësisë 4. I shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e realizuara, ndërsa theksoi se falë këtij projekti i është dhënë fund problematikës që ajo shkaktonte te banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

“Jam shumë i lumtur që kthehem sot dhe shoh këtë punë fantastike në Rr. “Imer Ndregjoni”. Kjo ka qenë një rrugë famëkeqe e Tiranës, rruga e Oxhakut, ku dikush mendohej mirë kur kalonte në verë nga pluhuri dhe nga balta në dimër, kurse sot është një situatë krejt tjetër. Jo vetëm rruga me cilësi më të mirë, por edhe vende të reja të parkimit, hapësira të gjelbra, rregullim fasadash”, tha Veliaj. Ai theksoi se ky investim ka sjellë rritje të vlerës së pronës dhe bizneseve në zonë, ndërsa bëri të ditur se bashkia po studion situatën që këtij projekti t’i bëhen edhe ndërhyrje të tjera që mund t’i vinin në ndihmë banorëve. “Kemi një rritje të vlerës së biznesit sepse ka më shumë frekuentim, mjedisi është më i këndshëm. Jemi duke menduar edhe për të vendosur një treg apo një kënd lodrash, ose shtojca të tjera që mund t’i bëhen projektit, për ta bërë rrugën akoma më të mirë”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se ky është vetëm një nga investimet e rëndësishme që bëhen në këtë zonë, pasi paralelisht po punohet edhe në rikonstruksionin e plotë të rrugës së “Dibrës”, për të cilën ai bëri të ditur se do të ndërhyhet edhe për zgjerimin e trotuareve për këmbësorët. “Është një rrugë që lidh dy njësi, 3 me 4, dhe besoj që me ndërhyrjen që do të bëjmë edhe në Rr. e “Dibrës” ku do të tërhiqet edhe muri i Shkollës së Bashkuar për ta bërë më funksional gjithë atë trotuar, pra pa hipur e zbritur disa herë shkallët, që të jetë i aksesueshëm nga të moshuarit, nga ata me aftësi të kufizuar, besoj që e gjithë lagjja konturohet”, u shpreh Veliaj.

Ai u bëri apel qytetarëve që të mirëmbajnë investimet që bënë Bashkia e Tiranës, pasi vetëm kështu krijohet mundësia që të vijohet me të tjera projekte që i vijnë në ndihmë komunitetit. “Duke filluar nga Bregu i Lumit që është një ekstrem i njësisë 4, në kufi me Kamzën ku u hap shkolla “Ardian Klosi” dhe gjithë kompleksi atje me 18 rrugë dhe deri këtu ku fillon rruga, që është në zemër të Tiranës, kemi punuar me të njëjtën cilësi. Ndaj i ftoj të gjithë banorët që ta mirëmbajmë, të kujdesemi. Qyteti nuk është vetëm infrastrukturë, qyteti është edhe kulturë kështu që tani stafeta i kalon banorëve që ta ruajmë me të njëjtin seriozitet investimin me të cilin u bë”, tha Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen e treguar për përmirësimin e infrastrukturës edhe në zonat në periferi të Tiranës. Gjylameti theksoi se të tilla investime janë tregues se Tirana është në rrugën e duhur për të qenë një qytet europian që plotëson të gjitha standardet për qytetarët e saj. “Besoj se jemi në rrugën e duhur për ta ndërtuar Tiranën që duam, ashtu siç duhet të jetë një qytet që i ka të gjitha standardet europiane. Duke vazhduar kështu, tregojmë që nuk jemi për të dhënë premtime, por për t’i mbajtur ato, për të qenë pranë qytetarëve, për të arritur që të kemi një vend europian. Falenderoj Kryetarin e Bashkisë që nuk mungon asnjë ditë nga qendra e qytetit edhe në periferi, për të ndërtuar një qytet me të gjitha standardet që duhet të kenë qytetarët”, tha ajo.

Rruga “Imer Ndregjoni” ndodhet në territorin administrativ të Njësisë Nr. 4 dhe shërben si një aks lidhës me Njësinë nr. 3. Në këtë rrugë është punuar në lirimin e hapësirave të zëna, ndërtimin e trotuareve, ndërtimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve, asfaltim, ndriçim, si dhe pajisjen me të gjithë sinjalistikën e nevojshme, çka sjellë rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve.
thumbnail_Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (2)

thumbnail_Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (3)

thumbnail_Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (4)

thumbnail_Veliaj Inspekton perfundimin e punimeve ne rrugen Imer Ndregjoni (5)

Veliaj
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • shume mire. Te lumte. Thjesht kalo pak me tutje tek rruga e Dibres sepse aty akumulohet i gjithe trafiku i rruges se re qe sapo ndertove.
    Ka 3 muaj ajo rruge qe eshte hapur si kantier ndertimi dhe serisht eshte si fushe beteje. Mbaj mend: Sa me shume investime aq me teper vota lali Eri

  • O. popull, sa te lumtur jeni kur shikoni Krietarin neper rruge. O. popull, me taksat tuaja po i ben Erjona qe po ua merr shpirtin me taksa. Po, pse more popull jeni kaqe te lumtur kur shikoni Erjonen neper rruge i afroheni me vrape per ta takuar, sa popull injorant qe jemi, prandaj thone dhe te huajt qe ky vend nuk behet kur ke popull servil, te majte dhe injorant.

    • puuuu sa ‘ ziliqar ‘ qe qenka ky albana e tiranes… ketij partiakut te verbuar nuk i del ndonje fjale e mire nga goja po qe puna per kundershtaret e PDs.

      e imagjinoj duke kafshuar thonjte dhe duke kanalizuar frustrimin e tij ketu ne kete faqe webi me komente komplet jasht realitit.

  • Baravo Veliaj, po e ben Tiranen qytet te jetueshem.

  • Komuna e Parisit o lali Eri Komuna dhe Eleonora rruget neper pallate…..pa leri furçat. Ishalla na i merr haken perendia me ne qe talleni, zoti vonon por nuk harron. Mbase te del 10 fish nga mallkimet tona.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.