Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, ka folur për debatin në lidhje me kullat që do ndërtohen ne Tiranë.

“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez te Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit ne Tirane dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje. Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.

Ndërsa ka folur për projektin e ri të teatrit dhe kullave, Veliaj i pyetur per projektin e Bujar Kapexhiut, u shpreh:

“Teatri nuk do ketë kullë, s’ishte premtim, por fakt…nuk bie dakort me nje propozim për arkitekturë fashiste, të vazhdojmë të themi të ndërtojmë një qytet të ri fashist, propozim i ri është përgjigja pse na duhet një strukturë moderne në Tiranë.

Kullat te pedonalja e vjetër e cila sot është qebaptore me mish keci, restorant i falimentur kinez, një parkim i bashkisë, ca zyra të bashkisë dhe disa ferrishte të mëdha.

Cfare bejme ne kur shkojmë jashte vendit, shkojme në një hotel te bregu i lumit? Jo, shkojmë në qendër, ti kemi gjërat afër,” tha Veliaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: