Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

‘Mbulimi’ i monumentit të Skënderbeut, reagon Veliaj: Mesazhi i tij është bashkimi

thumbnail_Veliaj per diten e pervjetorit te shenjterimit te Nene Terezes (3)

TIRANE- Në ditën e përvjetorit të shenjtërimit të humanistes shqiptare, Bashkia e Tiranës nderoi me medaljen e “Nënë Terezës” Fondacionin Alternativa e së Ardhmes (ALSAR), e cila ndihmon fëmijët jetimë, si dhe Komunitetin Papa Giovani XXIII që ka në fokus individët ne situatë rruge. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi kontributin e këtyre dy organizatave bamirëse të cilat kanë ndihmuar njerëzit në nevojë në kapërcimin e vështirësive. “Jam posaçërisht i lumtur sot që, ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë me medaljen e saj dy vëllezër, dy bashkëpunëtorë, dy komunitete vullnetarësh, bamirësish dhe njerëzish që me skuadrat e tyre bëjnë punë fantastike. Janë dy organizata me bazë besimi, njëra me besimin mysliman dhe tjetra me besimin e krishterë, por secila prej organizatave ka gjetur një shteg për të zgjidhur një problem”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se dhënia e medaljeve për dy organizata me bazë dy besime të ndryshme, vjen në një moment kur më shumë se kurrë kemi nevojë të kujtojmë se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që na ndajnë. “Secili mund të ketë mënyrën e vet sesi adhuron perëndinë, por kjo nuk është arsye për të mbjellë ndasi, nuk është arsye për të mbjellë sherr, nuk është arsye për të hapur një debat. Përkundrazi, secili në besimin e vet te ndihet i motivuar për të shërbyer”, shtoi ai.

Veliaj apeloi për më shumë bashkëpunim dhe ftoi qytetarët që të kontribuojnë në vepra të mira në ndihmë të njerëzve në nevojë. “Thirrja që kam për të gjithë bashkëqytetarët tanë është: përpara se të harxhojmë kohën duke kontribuar në ambientin toksik me helm virtual nëpër rrjete, duke u munduar të vëmë gishtin kush e lagu dhe kush nuk e lagu, le të bëjmë atë që bëjnë organizatat si Papa Xhovani edhe ALSAR, pra të gjejmë një mundësi për të ndihmuar. E gjithë kjo energji nëse transformohet në ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, nëse transformohet në bashkëpunim, në mirësi e bamirësi, është ndoshta mënyra më e mirë për të kapitalizuar energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë”, u shpreh Veliaj.

Duke vlerësuar mesazhin e bashkimit që përcjell Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Veliaj u shpreh se harmonia fetare nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet kuruar çdo ditë. “Mesazhi i Skënderbeut është të rrimë bashkë. Duke qenë bashkë, si sot, japim mesazhin e duhur. Të gjithë u ndjemë krenare kur para pak muajsh në Paris, krerët e besimeve të Shqipërisë parakaluan dhe u duartrokitën nga gjithë civilizimi perëndimor për atë harmoni. Harmonia fetare nuk është diçka që e marrim të mirëqenë, është diçka që duhet ta kurojmë përditë”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se shqiptarët janë të destinuar të bashkëjetojnë e të bashkëpunojnë së bashku. “Duhet të kemi parasysh qe të gjitha momentet e ndritura të historisë tonë kanë ardhur kur kemi qenë bashkë. Pra nëse jemi bashkë dhe nuk i nxjerrim sytë njëri-tjetrit me çështje pa vlerë, atëherë sigurisht mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, u shpreh kreu i bashkisë.
thumbnail_Veliaj per diten e pervjetorit te shenjterimit te Nene Terezes (1)

thumbnail_Veliaj per diten e pervjetorit te shenjterimit te Nene Terezes (2)

thumbnail_Veliaj per diten e pervjetorit te shenjterimit te Nene Terezes (3)
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • po kujt i plasi k. cila eshte feja tende ?
    Do na thush se tu ngrite bythen perpjete si musllum
    neve na ngrihet K. perpjete si te krishtere.
    Po si mund te jesh dhe gjysem hene turk
    dhe me shqiponje Ortodokse kur kat te dy jane ne lufte midis tyne ?
    Po kur do lutesh ke Hoxha dhe ai do thote qe Skenderbeu ishte tradhetar ?
    si thone shume shqyptare dhe gjith kosovare me ke do perfundosh ?
    Apo tu pa e tu be ?

  • Po ky mediu do ngrinte flamurin ne vstikan?kur te da li shoqTa alsar sorriste fetoiste 2.modeli versioni 2

  • Leri furçet se po del gjithshka nga kontrolli çilimi! Nuk behet fjale per mase te thjeshte muslimanesh qe besojne por nuk praktikojne. Jo! Problemi jane kleriket muslimane me komande nga turqit e arabet. Ata nen rrogoz i meshojne “kombit musliman”! Po i late keta plehra te livadhisin, do ja shihni “hajrin”.Nuk jane te zgjuar, por po tregohet shteti budalla.

    • Nuk te shkon ne mendje se shteti nuk eshte “budalla” por eshte ne unison me cfare behet? Kjo rritje e agresivitetit, e sponsorizimit te Islamizmit radikal nga Sauditet, Katari, dhe tani edhe nga Erdogani, nepermjet mbjelljes se xhamive, terrorizmmit perkrahet nga EU nepermjet valeve emigratore nga Azia e Afrika drejt Europes. Mos harro gjithe ato “Shoqata Filantropike” qe paguajne fukarenjte qe grate e tyre te mbajne perce dhe te vijne te falen ne shesh. Nuk eshte kaos i pakontrolluar ky.

  • Kjo eshte nje thirrje politike si ato ne Diktaturen Komuniste, nga nje ane Byroja Politike,spiunet,servilat merrnin bursa,shkonin jashte shtetit dhe ne emer te Luftes se Klasave nje pjese e shoqerise po kalbej ne burgje per vite te tera dhe internime.
    Kisha dhe Fete nuk kane mundesi te bashkejetojne se misioni dhe propaganda e tyre eshte sa me shume besimtare te kene ne Fete e tyre kaq me shume para,me shume influence me shume urrejtje dhe ndarje ne emer te Zotit.
    Nje njeri apo Organizate Fetare nuk duhet te perlyhet ne politile,eshte kunder Zotit gjoja “bamiresi”se ndryshe do ja shikojme “hairin” e konflikteve.
    Shikoni Sllavet qe nga shelulli i 6te erdhen si “mysafire” refugjate Fete dhe politikat e tyre po gryenin Identitetin ne dem te bashkimit dhe dihet cu be ne luften e dyte boterore qe Prifterinj katolike bashkepunuan me gjermanet dhe vrane me mijera shpirtra, apo edhe ne ditet e sotme qe armatosen dhe bejne bisnes te fuqive te medha.

  • Ti shqiptar i vertete a i paguan taksat, a i hedh mbeturinat ne vendin e caktuar, apo hedh bishta cigaresh e letra pertoke? E ruan pronen publike apo shkaterron stolat ne park? Si ke kontribuar per vendin tend?. Ky eshte nje patriot i vertete!

  • ...

    Ti ke te drejt
    Po kemi ca serb e grek, PDK ,edhe organizaten ftollah gylen qe dun te sjellin perçarje ne shoqerin Shqiptare.

  • Shqiptaret e vertet mbrojne Heroin e tyre nuk e perdhosin kur kane nevoja personale, Shqiptaret e vertet mbrojne kombin e tyre nuk fusin percarje si keto luanet e tastierave, Shqiptaret e vertet nuk percahen kurr!
    Kombi im eshte Shqiptaria
    Heroi im eshte Gjergj Kastrioti
    Feja ime ështe Islami!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.