TIRANE- Një ditë pas Konferencës së 5 të Sindikatave në Shqipëri, ku u shpreh se ekonomia shqiptare gjeneron mbi 81 vende pune, ministri Erion Veliaj ka përcaktuar edhe drejtimet ku janë hapur vendet e punës.

Kështu në një status në “Facebook”, Veliaj shkroi se “nga 81.352 vendet e punës, rreth 1/3 janë vende të reja pune; 1/3 janë vende të zbardhura pune dhe 1/3 e mbetur janë të vetëpunësuarit e fshatit që kanë përfituar nga amnistia dhe po deklarohen për të pasur një pension dinjitoz nesër, njësoj si në qytet.

Çdo numri i korrespondon një emër dhe çdo emri një rrogë prej ku burojnë dhe sigurimet individ për individ.”-u shpreh ministri Veliaj.  Në këtë postim ai shkruan se edhe pse ekonomia gjeneron 81, 352 vende pune, kemi ende shumë për të bërë.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb