TIRANE-Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës , Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorë të komunës Qesarakë.

“Tirana nuk do një kryetar e një bashki që flenë gjumë, Tirana ka nevojë për punë dhe ne do ta kthejmë Tiranën në punë”, deklaroi Veliaj para banorëve.

Ai mori angazhimin për t’u shërbyer qytetarëve, ndërsa theksoi se edhe për banorët e 13 komunave që do t’i bashkohen bashkisë së Tiranës do të ofrohet njësoj shërbimi.

Për herë të parë, tha ai , nuk do të ketë ndarje qytet apo fshat por të gjtha banorëve do t’u ofrohen të njëjtat shërbime. “Për 4 vite me radhë e trajtuan, Tiranën si një plaçke, ndërsa tani është koha ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.

Kandiati i ASHE-së, shoqërohej në takim nga ministrja e Administratës dhe Inovacionit, Milena Harito, e cila ftoi banorët e zonës të votojnë Erion Veliajn për një Tiranë që ofron mirëqënie dhe punësim për qytetarët.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: