TIRANE- Pas nismës së Bashkisë së Tiranës, ‘Pastrimi i Tiranës në një Ditë’, kryebashkiaku Erion Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbetjeve në tokë.

Veliaj theksoi ndër të tjera që qytetarët e Tiranës të bashkohen në aksionin për pastrimin e kryeqytetit. Po ashtu, ai pohoi se do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike, ndërsa shtoi se Bashkia do të vazhdojë me inspektimet dhe me gjobat.

“Bashkohuni për pastrimin e qytetit. Ata që nuk pastrojnë të paktën të mos ndotin qytetin. Duhet të ndalojmë përdorimin e qeseve plastike. Do të vazhdojmë me inspektimet dhe me gjobat. Tirana është qyteti më i pastër në Shqipëri. Çdo kryetar bashkie të bëjë llogaritë e veta. Krerët bashkiakë në zona bregdetare të nisin pastrimin”, tha Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb