TIRANE- Nga 2 prilli, qeset plastike do të shiten me një çmim modest në çdo dyqan. Ky është vendimi më i ri i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’i dhënë fund ndotjeve që vijnë nga mbetjet plastike. Teksa e krahasoi me pushtimin turk, Veliaj tha se edhe një qesë plastike i duhen 400 vite për t’u shpërbërë. Ndaj në fjalën e tij, kryebashkiaku bëri apel që t’i jepet fund këtij “pushtimi” nga mbetjet”. Qytetarët do paguajnë 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha.

“Një qese plastike do aq kohë të shpërbëhet, sa pushtimi turk. Nëse4 kemi qenë 500 vjen nën pushtimin turk, një qese plastike do 400 vite të shpërbëhet,. Ndaj duhet të shpëtojmë nga ky pushtim i ri. Qëllimi im është ta lë qytetin më të pastër, nga sa e gjeta para 1 viti e gjysmë”, tha Veliaj.

Sakaq, kryebashkiaku u ndal edhe tek projektet e tjera të Bashkisë së Tiranës, që synojnë në mbjelljen e sa më shumë pemëve, për t’i dhënë frymëmarrje qytetit.

“Sot nuk ka asnjë dyshim që Tiranë është më e pastër. Sot ndoshta kemi patur më shumë mbjellje në një vit se gjithmonë në historinë e Tiranës. Kemi patur mbi 20 mijë mbjellje në Tiranë. Deri në 2030, synojmë të kalojmë në Pyllin Orbital. Ne jemi me nivel të lartë sëmundshmërie për shkak të ndotjes së lartë, gazrave që lëshojnë automjetet, ndaj duhet t’i japim frymëmarrje qytetit. Duhet të marrin disa vendime të guximshme që qyteti të oksigjenohet, të pastrohet, dhe të kemi ajër të pastër”, tha Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb