Mohamed Lahouaiej Bouhlel, terroristi i cili shkaktoi vdekjen e 84 personave si dhe plagosjen e qindra të tjerëve, para se të ndërmerrte aktin e rëndë i kishte dërguar 100 mijë euro familjarëve të tij në Tunizi.

Vëllai i Mohamed, Jaber Bouhlel, ka thënë për MailOnline se paratë ishin dërguar nga shokët e tij. “Ai na ka dërguar 240 mijë dinarë tunizian (100 mijë euro) në ditët e fundit. Ai gjithmonë na ka dërguar shuma të vogla parash, siç bëjnë shumë tunizianë të cilët punojnë jashtë shtetit. Por, pastaj ai na e dërgon tërë këtë shumë parash, një pasuri të tërë,” shtoi ai.

Nga an tjetër Jaber pohon se vëllai i tij nuk ishte terrorist. “Vëllai im s’është terrorist,” -tha ai. Ndërkohë, babai i Mohamed Bouhlel ka insistuar se i biri nuk ishte mirë mendërisht, ndërsa vuri theksin se ai nuk ishte i radikalizuar në ushtar siç pohon ISIS.

Mohamed Modher Lahouaiej Bouhlel, biri i të cilit vrau 84 persona në Nice, ka thënë se i biri i tij ka vuajtur nga depresioni. “Nga viti 2002 deri në 2004 ai kishte probleme nervore. Gjithmonë bëhej nervoz dhe u bërtiste njerëzve dhe shkatërronte gjithçka para vetes. Ishte i dhunshëm dhe shumë i sëmurë. E kemi çuar të doktori i cili i dha ilacce.”, përfundoi babai i terroristit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: