TIRANE– Pasi KPK ka vendimin në favor të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke e rikonfirmuar në këtë detyrë, ka reaguar avokati i tij Maksim Haxhia. Ky i fundit në një deklaratë për mediat bëri një kritikë publike për relatoren e KPK-së, Xhensila Pine, pasi sipas tij ajo bëri një koment person rreth dosjes së Dedjas.

Haxhia bëri publike edhe komentet e relatores, e cila pretendonte se Bashkim Dedja kishte marrë një hua nga vëllai i tij, një shumë prej 15 mijë eurosh, ndërkohë që ky i fundit kishte marrë edhe një kredi. Por sipas avokatit Haxhia, vëllai i gjykatësit nuk kishte marrë asnjë kredi, ndërsa shtoi se u cënua figura e një prej figurave më të pastra të sistemit të drejtësie. Po ashtu Haxhia tha se vëllai i Bashkim Dedjas kishte vënë apartamentin e tij si kolateral për nipin e tij.

“Pavarësisht se vendimi ishte në favor të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, që ishte përfaqësuar nga unë në këtë seancë për rivlerësimin e tre kompetenteve. Ne në radhën e shkuar, në seancë e datës 8, nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërtim me ligjin, pasi nuk mund të bëj komente. Nese do t’i përmbahemi pozicionit të relatorit, është detyra e saj që të bëjë prezent çka ka dosja. Dhe mbi këtë dosje do bëhej seanca. Relatorja bëri një prezantim duke thënë se ;në kohën kur vëllai i zotit Bashkim i kishte dhënë një hua me vlerën 15 mijë euro, ajo tha se përkonte në kohën kur ai kishte marrë një kredi 40 mijë euro. Ajo tha që ‘si ka mundësi që një njeri që jep borxh merr edhe kredi’. Ndaj ne kemi kërkuar që të verifikohet ky fakt. Ose është një emër dhe mbiemër i njëjtë, ose është një informacion i deformuar i qëllimshëm. E përjashtojmë të dytë, dhe po ngelemi tek e para. Ndaj stafi duhet ti shkojë deri në fund kësaj çështje. KPK duhet të jetë më e kujdesshme dhe të jenë të kualifikuar. Duhet të kenë solemnitetin dhe seriozitetin dhe s’duhet të bëjë komente. Mesur Dedja, apartamentin që e ka blerë 42 mijë euro e ka vënë si kolateral për nipin e vet. Ai ka pasur financa të mira. Nga një rast spoaradik nuk mund të shërbejë për cënim standardi. Duhet të ishin bërë verifikime. Ky është rast sporadik, mua më erdhi keq, pasi u cunua në publik një figurë që është nga më korrektët në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: