DURRES– Sokol Nishani, zv.prokurori i Durrësit është larguar nga kjo detyre me arsyetimin se është miratuar struktura e re.

Burime zyrtare thone per “Panorama Online” se kur kryeprokurori i Durresit, Agron Gjana ka firmosur strukturën e re, vëllai i Presidentit e ka pare veten si prokuror te thjeshte. Mësohet se kjo lëvizje Nishanit i është argumentuar me miratimin e kesaj strukture, por ne vend te tij është emëruar një prokuror tjetër.

Sipas ligjeve të reformës në drejtësi, më saktësisht sipas ligjit të ri për prokurorinë, cdo institucion i prokurorisë në rrethe do të ketë një drejtues rrethi dhe vetëm një zv.prokuror. Në zbatim të reformës në prokuroritë e te rretheve në gjithë vendin janë bërë ristrukturime në lidhje me këtë organizim të ri. Ligji i ri parashikon krijimin e seksioneve në prokurori duke hequr nocionin e zv.prokurorëve.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës përshembull nga 5 zv.drejtues që ka pasur tani ka vetëm një, ndërsa ka shtatë shefa seksionesh të hetimit sipas veprave penale. E njëjta gjë ka ndodhur me Durrësin, nga zv.prokurorë që kanë qenë deri para reformës, tani do të jetë vetëm një i tillë i cili sipas ligjit është lënë të përzgjidhet nga titullari i prokurorisë së rrethit.

Në këtë rast drejtuesi i rrethit në Durrës nga tre zv.prokurorë që kanë qenë ka zgjedhur njërin prej tyre ndërsa dy vendet e tjera janë shkurtuar sipas organizës së ligjit të ri për prokurorinë. Ilir Turja është zëvëndës Prokurori i Durrësit./Panorama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: