KURBIN- Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka arrestuar sot një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij.

Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga Erjol Shtjefanaku, 31 vjeç, banues në Mirditë (i dënuar më parë për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:
• E.SH., 31 vjeç, banues në Mirditë.
Sipas policisë, të dy vëllezërit gjatë ditës së djeshme në Kurbin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N., 53 vjeç, banues në Laç, duke qëlluar në ajër.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosje” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: