Anëtarët e Komisionit Strategjik për Komunikacion të drejtpërdrejtë (StAD) në Zvicër kanë vendosur në mbledhjen e tyre të djeshme që për vitin e ardhshëm, (që zakonisht bëhen nga dhjetori i vitit paraprak) të mos ketë rritje të çmimeve për shfrytëzuesit e transportit publik në Zvicër.

Për më tepër, dhe ky është lajmi i mirë këtu, duke filluar nga qershori i këtij viti do të ketë një zbritje çmimesh të biletave të trenit për linjat në nivel nacional, shkruan srf.ch.

Ky vendim merret përkundër prognozës se do të ketë shtrenjtim prej 0.6 % të kostos së transportit publik, transmeton albinfo.ch.

Falë uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar, shuma nga e cila do të përfitojnë bashkërisht shfrytëzuesit e linjave nacionale do të jetë 9 milionë franga. Kjo shumë pra do të ndahet në formë të ofertave për bileta të ndryshme më të lira.

Që nga 4 prilli është lancuar abonimi për pikniqe. Kështu, personat që kanë një abonim vjetor me gjysmë çmimi, mund të blejnë një set prej 20 ose 30 biletave për ditët e piknikut, të cilat mund t`i shfrytëzojnë gjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch. Këtë mund ta bëjnë në mënyrë fleksibile dhe pa kufizime.

Ndërsa dihet se ky abonim që është dukshëm më i shtrenjtë, mund të përdoret gjatë gjithë vitit, në mënyrë të pakufizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: