Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Meta: Vendi s’është më buzë greminës, demokracia tani ecën në bulevard

ilir meta

TIRANE- Kryetari i Kuvendit, ende në detyrë, Ilir Meta pohoi se tashmë klima politike në vend është shumë e qetë, pasi dy ditë më parë ishte afër greminës.

Ai theksoi se tashmë bulevardi është i lirë, duke nënkuptuar se tashmë protesta e opozitës u ndal dhe çadra u largua prej aty.

“Tani duhet të jenë të qetë, pasi tani ka garë. Ka demokraci dhe padyshim do ketë edhe surpriza. Duhet parandaluar kjo krizë, LSI ka qenë forca e parë për dialog dhe ka qenë e gatshme për zgjidhjen e krizës dhe për të investuar në krijimin e qeverisë së besimit. Tani e kemi Qeverinë e Besimit, LSI ka qenë e gatshëm të japë të gjithë ministrisë dhe postet pasi LSI e ka forcën tek rinia. Vendi nuk ra në fund të greminës, nuk është më as në buzë të greminës, bulevardi është i lirë. Ka garë, ka demokraci? Shqipëria është me qetë, Tirana është me e qetë”, tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .