Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Vendimet e Disiplinës/ Pezullim me 5 ndeshje për “boksierët” e Superligës, gjoba për Skënderbeun dhe Lushnjën

logo_fshf_28_shtator-470x237

Komisioni i Disiplinës në “FSHF” ka shpallur vendimet për episodet e ndeshjeve të javës që lamë pas në të gjitha kategoritë e futbollit.

Ajo që bie në sy është se Festim Miraka, portieri i Skënderbeut që goditi me grusht futbollistin serb të Kamës Stefan Raçiç dhe Anel Dedic, lojtari i Teutës, që goditi me dashje me pjesën e bërrylit futbollistin e Partizanit Renato Kalari, janë dënuar me 5 ndeshje pezullim.

Ndërkohë ekipi i Skënderbeut dhe Lushnjës janë gjobitur me shumën 100,000 (njëqind mijë) lekë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.

2.KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenin 66/1 te KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njeqind mije) Leke.

3.Lojtari i KF “Teuta”, Anel Dedic, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Luftëtari”, Festim Miraka, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenin 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Klosi”, Ermal Rizvani, për provokim të publikut me fjalë dhe gjeste, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF ‘Internacional”, Maldin Mukaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Elbasani”,Mateo Allkja, për ofendime me gjeste dhe pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c) të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Elbasani”, Shamet Luta, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF “Elbasani”, Renato Hyshmeri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Këlcyra”, Edgar Batha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Geri Selimi,për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

12.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Denis Xhuveli, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

13.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Klevis Pali, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar , në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

14.Lojtari i KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 49/1.e) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

15.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Ervis Kllari, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 1 (një) ndeshje. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Kllari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

(e.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.