SHKODËR- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka kërkuar nisjen e inspektimeve në lidhje me vendimet e dhëna ndaj Sokol Mjacajt, autor i vrasjes së dy turiste çekë, sa i takon dënimit tij të mëparshëm.

Mësohet se numri një i Drejtësisë ka kërkuar që të hetohet sa i takon procedurave që janë ndjekur gjatë gjykimit të mëparshëm të 20-vjeçarit, i cili doli nga burgu para një muaj, pasi kreu dënimin me 5 vjet heqje lire, pasi akuzohej se grabiti me pasojë vdekje një 13 vjeçar.

Sakaq, bëhet e ditur se grupi i inspektimit është dërguar në gjykatën e Shkodrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: