Vendimi i marrë nga CAS, në lidhje më ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka pasur një impakt të madh në mediat italiane. Angazhimi i “specialistit” Gianni De Biasi, por dhe padrejtësia që UEFA i bëri përfaqësueses shqiptare, ka bërë që , “Corriere dello Sport”, “La Gazzetta dello Sport”, “Sportmediaset.it” etj ti kushtojnë rëndësi të veçantë vendimit të CAS.

“Sportmediset.it”: Serbi-Shqipëri, CAS hedh poshtë UEFA: Festë në Tiranë. Me rezultatin 3-0 në tavolinë skuadra e De Biasit i afrohet një kualifikimi historik në “Euro 2016” Më tej, “Sportmediaset.it” sjell një intervistë me trajnerin e përfaqësues, nuk mungon as reagimi në Facebook i kryeministrit Edi Rama.

“La Gazzetta dello Sport”: Serbi-Shqipëri 0-3 në tavolinë: CAS hedh poshtë UEFA, De Biasi ëndërron Evropianin. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vedh poshtë vendimin e 24 tetorit pas incidenteve në Beograd. Përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri italian, shkruan më tej “La Gazzetta dello Sport”, ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta sa Danimarka.

“Corriere dello Sport”: CAS hedh poshte UEFA: Shqipëria fiton ndaj Serbisë. Faqja e njohur sportive italiane i kushton një hapsirë të veçantë debatit në distancë Rama-Vucic.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb