TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës për vëllezërit Cali. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati Basha bën përgjegjës “shtetin e Edi Ramës”, sipas të cilit “viktimat qëndrojnë në burg, ndërsa agresori në shtëpi”.

“Calët nuk janë te zgjedhurit dhe miqtë e Edi Ramës, ndaj burgu është masa e dhënë për ta me vendim gjykate. Armando Prenga është miku dhe i zgjedhuri i Edi Ramës dhe agresori ne konflikt, ndaj u la i lire me vendim gjykate.

Ky është shteti i Edi Rames: viktimat ne burg, agresori ne shtëpi. Kjo është Shqipëria e këtyre dy viteve ku s’ka barazi dhe ligji dhunon te pamundurit e përkëdhel te fortët dhe hajdutet me pushtet.
Por shqiptaret as nuk e duan këtë padrejtësi e rrenim vlerash dhe as nuk kane per ta lejuar.
Ejani me 8 dhjetor te tregojmë se nuk e pranojmë me dhunën dhe padrejtësitë e një bande te korruptuar. Se jemi shumica e ndershme ne këtë vend dhe duam e do te vendosim barazi para ligjit, drejtësi e shanse për te gjithë”, shkruan Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb