Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i eurokomisarit Johanes Hahn i cili tha se Komisioni Evropian disa herë ka përsëritur se të gjithë liderët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin, duhet patjetër ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Lidhur me zhvillimin e fundit të ngjarjeve në IRJ të Maqedonisë, të gjithë liderët politikë, përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet ta respektojnë rezultatin nga zgjedhjet paraprake. Në demokraci, duhet të njihet shumica parlamentare, madje edhe nëse këtë nuk e doni. Për këtë shkak pres që liderët politikë dhe institucionet të lejojnë procesin demokratik të zhvillohet në rrugën e tij, në interes të qytetarëve”, tha Hhan.

Gjatë ditës së nesërme, rekomandimet nga Bashkimi Evropian, drejtpërdrejt liderëve të Maqedonisë dhe presidentit Gjorge Ivanov pritet t’ua transmetojë edhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian Federika Mogerini, e cila do të qëndrojë në vizitë njëditore në Shkup.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb