SHKUP- Ka hyrë në ditën e saj të katërt protesta kundër vendimit të Presidentit Ivanov për faljen e politikanëve që janë nën hetime.
Sipas mediave maqedonase, qindra qytetarë sërish u tubuan përpara Kuvendit të Shkupit për të shprehur revoltën e tyre. Për protestuesit është e papranueshme që të falën funksionarët që janë nën hetime, citon alsat.
Vendim i Ivanovit, sipas protestuesve, hap rrugën krimit dhe inkurajon edhe qytetarët që të kryejnë vepra penale, me shpresë se një ditë do të falen nga presidenti.
(ed.me/BalkanWeb)