Të enjten Skënderbeu do të luaj sfidën e 3 të fazës së grupeve në “Europa League” dhe kundërshtar në “Elbasan Arena” do të ketë skuadrën serbe të Partizanit të Beogradit. Në këtë takim i rëndësishëm nuk është vetëm rezultati pasi dihet atmosfera që krijohet kur shqiptarët përballen me serbët.

E sigurtë është që në këtë përballje që luhet me dy takime, një në Elbasan dhe tjetra në Beograd nuk do të ketë incidente ndërmjet tifozërive. Këtë e konfirmon presidenti i korçarëve Ardian Takaj i cili ka deklaruar që së bashku me homologun e tij serb kanë marrë vendimin që skuadrat në udhëtim të mos shoqërohen nga tifozëritë e tyre, raporton “top channel”.
1508165600Takaj-770x470
Paraditen e së hënës, presidenti Takaj ka pasur edhe një takim me ambasadorin serb në Tiranë, i cili ka kërkuar që të merren të gjitha masat nga pikëpamja organizative për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Gjithashtu, UEFA ka vendosur që të sjellë dy oficerë sigurie për këtë takim. Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit do të marrë përsipër sigurinë dhe skanimin e të gjithë tifozëve që do të pajisen me bileta.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb